TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2024, 15:31

SPAK kthehet në “zyrë partie” për PS, del pas 5 orësh deputeti Jurgis Çyrbja

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kthehet në “zyrë partie” për PS, del pas 5
Çyrbja duke dalë nga SPAK

Prokuroria e Posaçme duket se është kthyer në “zyrë partie” për socialistët. Nuk ka ngelur ministër, ish-ministër,  kryetar bashkie apo deputet pa ngjitur shkallët e prokurorisë, kush si i pandehur dhe kush si person që ka dijeni.

Sot ka qëndruar për 5 orë në SPAK, deputeti Jurgis Çyrbja. Para gazetarëve ai tha se nuk ka komet në lidhje me atë që është marrë në pyetje, por me batutë u përgjigj: “Pse kaluan 5 orë?!”

Kujtojmë se Jurgis Çyrbja është thirrur për kallëzimin që ka bërë Edi Paloka për legalizimet para zgjedhjeve

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.  Në të njëjtën kohë, Paloka pretendoi se edhe javët e fundit të fushatës Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë çertifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

Lini një Përgjigje