
Kontrolli i Lartë i Shtetit kësaj herë është bërë mollë sherri për opozitën dhe mazhorancën në Komisionin e Ekonomisë.
Erion Braçe, kërkoi me ngulm ndryshime në strukturën e KLSH. Deputeti i mazhorancës tha se KLSH duhet të jetë një institucion i transparent, pasi rastet e korrupsionit nuk mungojnë.
“Ne kemi auditim e brendshëm të institucioneve ekzekutive, që më thënë të drejtën lë shumë për të dëshiruar dhe në disa raste është korruptuar. KLSH ka përgjegjësi për të audituar audituesit e brendshëm për të mos lejuar korruptimin e audit të brendshëm, si audituesit në sektorin e doganave të tatime që janë kthyer në problem”, shprehet Braçe.
Por, deputeti Xhelili tha se ndryshimet bëhen në sajë të standardeve jo ligjeve, rastet e korrupsionit duhet denoncuar.
“Nëse keni element korruptiv ose që ka të korruptuar, shumë bukur ai që e di, të shkojë t’i denoncojë. S’po them për në këtu, po them për ata që bëjnë rolin e spiunit”, tha Alban Xhelili, raporton TCH.
Sipas Braçes nëse do të krijojmë transparencë të KLSH duhet të bëhen publike koha dhe plani i auditimit.
“Unë funksionojë me informacion, nuk funksionojë me spiun. Tani kanë 10 muaj në një drejtori atje, çfarë bën audituesi 10 muaj në një drejtori, dhe këtë e di drejtori çfarë di drejtori që këtë e di drejtori”, tha më tej deputeti i PS, Braçe.
Për kolegun e Bracës, përcaktimi i kohës së auditimi është një kërkesë e tepërt.
“O shok si mund t’i përcaktosh ti kohë kontrolli KLSH, me bë një kontroll rutinë thua ti. Unë jam kundra kësaj”, u shpreh Frrok Gjini.
“Po kërkoj transparencë në përcaktimin e afatit dhe të argumenteve për shtyrjen e afatit”, tha më tej Braçe.
Në fund të mbledhjes së komisionit, tonet e ngritura nuk vendosën asgjë për funksionimin e ri të institucionit të pavarura, të KLSH.
Lini një Përgjigje