Mes dy deputetëve Xhemal Qefalia i PS dhe Luan Baçi i PD, u zhvillua një debat në studion e “News24”.
Baçi deklaroi se PD nuk do të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.
Ndërsa, Qefalia u shpreh se mazhoranca nuk është në krizë, por në krizë është opozita. Qefalia shtoi se PD nuk ishte dakord për lista të hapura për kandidatët për deputetë.
Luan Baçi: Ne nuk pranojmë që të hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër.
Xhemal Qefalia: PD ka frikë nga zgjedhjet. Ju si opozitë keni probleme. Ne jemi ‘qeveri teknike’ sepse shumë ministra nuk janë deputetë, janë profesionistë të fushës. Kriza nuk është tek mazhoranca, opozita ka krizë. Ne kemi mandatin të marrë nga qytetarët deri më 2025. Ne donim lista të hapura. PD kërkoi që pjesa më e madhe e listave të jenë të mbyllura, që të bashkoheshin ca të Bashës e ca të Berishës. Nuk mund të ndërpresim mandatin tonë, pasi jemi votuar nga qytetarët më 2021.
Luan Baçi: Sot keni opozitë të vërtetë dhe prandaj frikësoheni. Do të përballeni me të gjithë popullin opozitar. Ne ose jemi ose nuk jemi në zgjedhjet e 2025. Do futemi në zgjedhje vetëm si të barabartë, nuk hyjmë në zgjedhje me rezultat të paracaktuar.
Lini një Përgjigje