TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2024, 15:56

Dje pas sulmit ndaj Kryeministrisë u "zhduk", rishfaqet Meta: Nuk do të ketë asnjë minutë paqe!

Shkruar nga Pamfleti
Dje pas sulmit ndaj Kryeministrisë u "zhduk", rishfaqet Meta: Nuk
Foto nga protesta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me protestën e djeshme të opozitës. Meta tha se tashmë përshkallëzimi i protestës është e vetmja alternativë për të rrëzuar Ramën.

Kreu i  PL e quajti krim përdorimin e gazit lotsjellës tek fëmijët dhe të moshuarit nga policia.  Ndër të tjera Meta theksoi se nuk do të ketë asnjë minutë paqe.

Kërcënimet e Metës vijnë në një kohë kur vetë ai nuk ishte shumë protagonist në protestën e djeshme. Përveçse e pa nga larg sulmin ndaj kryeministrisë, kreu i PL u zhduk totalisht më pas dhe nuk iu bashkua marshimit të turmës.

“Mirënjohje dhe falenderim për dhjetëra mijëra qytetarë dinjitozë, kurajozë dhe guximtarë, që folën qartë me protestën dhe zemëratën e tyre legjitime kundër Narkoshtetit të Edi Ramës, i provuar tanimë si armiku më i egër i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të dinjitetit njerëzor, por edhe të interesave kombëtare të mbarë shqiptarëve.

Ngritja e qytetarëve dhe përshkallëzimi i domosdoshëm i protestës qytetare dhe përballja pa kthim dhe me çdo çmim me Narkoshtetin është tanimë e vetmja rrugë dhe alternativë që ka mbetur për të rivendosur shtetin ligjor dhe llogaridhënien, për të mbrojtur dhe garantuar rikthimin e pluralizimit politik, të demokracisë dhe njëkohësisht sigurinë e familjeve shqiptare.

Narkoshteti nuk do të ketë më asnjë minutë paqe dhe ai e kuptoi qartë se beteja e tij me qytetarët nuk do të fitohet kurrë duke helmuar popullin me gaz dhe as duke përdorur dhunën dhe provokimet e Narkopolicisë.

Përdorimi kriminal dhe jo proporcional i dhunës, i gazit lotsjellës deri tek fëmijët dhe të moshuarit, si dhe arrestimet e paligjshme provuan se Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e NarkoPushtetit, që ka humbur jo vetëm besimin, por edhe misionin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Çdo shtet ka mafien e tij, por dihet botërisht se këtu mafia ka shtetin e vet dhe një falenderim të veçantë për të gjitha mediat botërore për pasqyrimin e jashtëzakonshëm që i kanë bërë protestës së mbrëmshme. Ndaj, shporrja një orë e më parë e kumbarit të krimit, Edi Ramës, është objektivi dhe misioni kryesor për të gjithë shqiptarët e ndershëm, patriotë dhe me dinjitet!”, tha Meta.

protesta e opozites

Lini një Përgjigje