TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2024, 10:56

Cili do të jetë hapi i radhës? Bardhi mbledh Grupin Parlamentar të PD

Shkruar nga Pamfleti
Cili do të jetë hapi i radhës? Bardhi mbledh Grupin Parlamentar
Selia e PD

Deputeti demokrat Gazment Bardhi do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD në seli. Bëhet me dije se do të diskutohet lidhur me seancën e nesërme parlamentare por edhe për aksionin opozitar në vijim.

Mbledhja e thirrur nga Kreu i Grupit Gazment Bardhi pritet të mbahet në orën 12:00.

Pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, PD ka bojkotuar komisionet si dhe ka krijuar tensione në seanca parlamentare, teksa nuk dihet si do të veprohet në seancën e nesërme.

Prej datës 7 tetor opozita ka nisur një aksion të cilin e quajnë mosbindje civile. Në protestën e 7 tetorit u hodh molotov drejt kryeministrisë dhe selisë së PS. Teksa opozita paralajmëron se mosbindja civile do të bëhet edhe më e egër në vijim.

mblidhet grupi parlamentar i pd aksioni opozitare

Lini një Përgjigje