TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2024, 10:00

Amerikanët zbythin Erdoganin: Xhaminë e Madhe do ta administrojnë muslimanët shqiptarë!

Shkruar nga Pamfleti

 

Amerikanët zbythin Erdoganin: Xhaminë e Madhe do ta administrojnë
Xhamia e Namasgjasë /

Rasti i xhamisë së madhe tregoi qartë se kush janë miqtë, ndërkohë që Erdogan, pra Turqia, as e imagjinoi fare se emërimi i një imami turk në Tiranë, po trondiste një ekuilibër të ndërtuar që nga viti 1921 në komunitetin më të madh religjoz në vend...

Tani është zyrtare! Amerikanët kanë shpëtuar muslimanët shqiptarë nga pushtimi politik i Ankarasë.

Xhaminë e Madhe të Namazgjasë, të cilën e ka ndërtuar qeveria turke, do ta menaxhojë përfundimisht Komuniteti Musliman Shqiptar.

Natyrisht jo direkt, por nëpërmjet një fonacioni dhe këshilli drejtues, kreu i të cilit do të jetë muftiu i Tiranës, Gazmend Teqja.

Zgjedhja e tij ishte dukshëm një kompromis mes grupit drejtues të KMSH-së dhe erdoganistëve, të cilët në fakt janë të pakënaqur pasi kërkonin kontrollin absolut.

Burime diplomatike i bënë të ditur ‘Pamfleti’-t, se në këtë histori kanë ndërhyrë fuqishëm amerikanët, që i kanë thënë ‘JO!’ që në momentin e parë, tentativës për të sjellë një imam nga Turqia në Tiranë.

Kanë qenë pikërisht ata që kanë hartuar një plan për të gjetur një vijë të mesme negociatash në plagën që Ankaraja hapi mes muslimanëve shqiptarë.

E cila arriti kulmin në përplasjen e dhunshme në xhaminë e Ahmet Kalasë, kur u linçua ish-muftiu i Tiranës.

Zgjedhja e muftiut të ri, duket ka qenë një negociatë, një kompromis për të ndaluar luftën mes besimtarëve, që janë kthyer në interesa të korrenteve të vendeve të Gjirit Persik, Turqisë apo edhe Egjiptit, në përplasjen mes tyre.

Amerikanët, mësohet se i kanë thënë Erdoganit ‘stop’, ky është kompromisi i fundit, duke sjellë edhe formulën e administrimit, e cila mban edhe pronësinë, por edhe drejtimin e xhamisë së re në duart e shqiptarëve.

Ky akt është realisht një ndihmë e bekuar, ndaj së cilës muslimanët shqiptarë do të duhet të jenë mirënjohës. Sepse ka shumë amerikanofobi në mesin e besimtarëve muslinanë, të cilët me një gjuhë të rëndë imitojnë iranianët, apo edhe arabët në diskursin anti- perëndim. Kur dihet se ky diskurs atje, ka arsye, interesa e natyrisht edhe emocione që nuk kanë lidhje me vokacionin shqiptar.

Rasti i xhamisë së madhe tregoi qartë se kush janë miqtë, ndërkohë që Erdogan, pra Turqia, as e imagjinoi fare se emërimi i një imami turk në Tiranë, po trondiste një ekuilibër të ndërtuar që nga viti 1921 në komunitetin më të madh religjoz në vend. Që mund të hapte edhe precedente të tjera, ku grekët do të ishin të parët, që të hapnin oreks për priftërinj të tyre në jug të vendit.

Natyrisht, SHBA si fuqi botërore, e bëri këtë luftë duke përdorur influencën që ka në botë. Egjipti dhe Arabia Saudite, u kontaktuan dhe u lobua menjëherë që të mbështesnin KMSH-në. Egjipti me bursa për teologji, pasi universitetet i ka me traditë të vjetër, e Rijadi me financa, të cilat nuk u mungojnë.

Këtu, Erdogan u gjend si peshku në të thatë, pasi i humbi influenca dhe fuqia për të vepruar. Ndaj vendosi menjëherë që të hapë xhaminë sa më shpejt, natyrisht duke përdorur një provokacion të rëndë. Të cilin e gëlltiti brenda 24 orëve./Pamfleti

 

amerikanët erdogan xhamia e madhe muslimanët shqiptarë

Lini një Përgjigje