
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçjano Boçi deklaroi se mosbindja civile do vijojë me të gjitha format të cilat do të vendosen në mbledhjen e grupit të PD.
Ai tregoi se një protestë do të zhvillohet edhe para Parlamentit Evropian, ku siç tha nuk do të ketë vetëm deputetë.
Kjo u deklarua edhe nga Belind Këlliçi gjatë ditës së sotme. “Sot kemi pasur një mbledhje të drejtuesve politikë të 12 qarqeve në selinë e PD për të përcaktuar hapat e mëtejshëm, ka një vendimmarrje të qartë që aksioni duhet të jetë permanent, duhet të vijojë duke nisur nga java tjetër, pra nuk do të presim muaj për të vepruar.
Është ende në diskutim a do vijojë në Tiranë apo edhe në qarqe të tjera se ka pasur kërkesë të drejtuesve në qarqe, por ka edhe një ide shumë të qartë që unë e mbështes, që protesta të zhvendoset para PE, ku deputetë e PD që janë përjashtuar për shkak të një rregulloreje qesharake për 2 muaj dhe ditë të tëra të zhvendosim protestën bashkë me shqiptarët e Brukselit për të ndërgjegjësuar cilindo eurodeputet për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria”, tha Këlliçi.
Lini një Përgjigje