TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2024, 12:16

"O dreq, boll bërtite", sherri te Komisioni i i Shëndetësisë shqetëson Braçen: Kam zyrën ngjitur!

Shkruar nga Pamfleti

"O dreq, boll bërtite", sherri te Komisioni i i

Debatet e ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës kanë shqetësuar deputetin e PS, Erion Braçe në zyrën ngjitur.

Në një moment, Braçe është futur në mbledhje dhe i ka kërkuar Albana Vokshit të ulë zërin.

"Ec or dreq andej, boll bërtite, ule zërin. Kam zyrën këtu matanë dhe po të dëgjoj ty, kam mbledhje", tha Braçe. 

Mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë u shoqërua me debate të ashpra. Nënkryetari Plarent Ndreca nisi mbledhjen pa praninë e kryetares Albana Vokshi.

Pasi Vokshi u fut në sallë nisën debate të ashpra, ndërsa i kërkoi Gardës të nxjerrë jashtë dëshmitarin Gentian Opre.

Lini një Përgjigje