Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD ka përfunduar. Pas përfundimit kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka folur për mediat.
Teksa në mbledhje u diskutua lidhur me veprimet që do të ndërmarrë opozita për seancën e nesërme parlamentare, Bardhi tha se do të marrin pjesë, por do të përgjigjen me luftë.
“Është një akt antikushtetues të cilit kemi vendosur të mos i nënshtrohemi. Kemi vendosur që të gjithë nesër të jemi në seancë plenare. Grupi Parlamentar i PD do paraqitet nesër në seancë, Rama mund ta në verë përballë ushtrinë apo policinë, por një kuvend kandidat për në BE që pengon deputetët me forca sigurie shfaq në sytë e çdo qytetari shqiptar tiparet e shtetit që po ndërton Rama”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje