TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2024, 17:46

U shty nga Xhelal Mziu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

U shty nga Xhelal Mziu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku

Deputetja e PS, Milva Ekonomi ka reaguar pas incidentit të sotëm në Kuvend, ku u shty nga demokrati Xhela Mziu. Në korridoret e Kuvendit pati sërish tensione sot dhe duket se pre e përplasjeve ra dhe Ekonomi, e cila ka reaguar e irrituar në rrjetet sociale.

Sipas saj, sjellja e opozitës është e papranueshme.

E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës. Agjenda e dhunës që po përpiqen ta imponojnë edhe në Kuvendin e Shqipërisë po kalon çdo kufi.

Kjo sjellje e papranueshme, që po tejkalon në dhunë e kërcënim fizik po bëhet çdo ditë e më tepër shqetësuese.

Personalisht, ndjej detyrim të reagoj jo vetëm pse isha pjesë e kësaj situate konfrontuese, por edhe si deputete që ka zgjedhur të ushtrojë mandatin e deputetes konform rregullave dhe obligimit që kemi ndaj zgjedhësve tanë.

Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer arsyes dhe normalitetit, dhe shpresoj që deputetët e opozitës të kuptojnë që kjo formë e të bërit opozitë duhet të marrë fund njeherë e mirë në Shqipëri, ku problemet individuale tentohen të kthehen në kriza institucionale që pengojnë Shqipërinë në aspiratat intergruese në Bashkimin Europian”, shkruan Ekonomi.

Lini një Përgjigje