
Në podcastin “Të Pashoq”, në kanalin në youtube të “Pamfletit”, publicisti Nikollë Lesi deklaroi se Sali Berisha e di që nuk i fiton dot zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, Berisha po përgatit skenarin e radhës për humbjen e zgjedhjeve, të cilin do ta shpalosë pas përfundimit të zgjedhjeve në maj të 2025.
Pjesë nga intervista:
Çfarë llogarish ka bërë Berisha, i ka bërë gabim?
Nikollë Lesi: Unë mendoj se Berisha, nëse nuk gabojë në nuhatjen time, ai e di që nuk e merr pushtetin. Në maj pak a shumë mbahen zgjedhjet e 2025, ai po tenton të vendos një numër 40-45 deputetë ose 50 se nuk merr më tepër që të jenë njerëz të tij. Atëherë do fus Bardhin Gjekmarkajn që nesër pas nesër edhe kur ti ketë kundërshtarë që pas humbjes së zgjedhjeve kur të fillojnë përleshjet në PD, ai mendojë që të thotë, PD është pjesë e familje. Është legjitime. Do të thotë nesër, PD është me Argita Berishën, le ta thotë s’ka asgjë dhe njerëzit vendosin. Njerëzit vendosin në votime mes PD së Berishë dhe partie tjetër opozitare që do ta votojnë. Por jo të fshihesh me idenë se unë do vij pushtet , unë jam kandidat për kryeministër, dhe nesër pasnesër kur të humbë ai do të thotë që kjo është lista ime, tjetri, tjetri dhe vazhdon në normalitet siç e mendon se na vodhi Rama zgjedhje. Jo nuk kishim qeveri teknike, sepse nuk e lejon Rama vetëm po ndodhi ndonjë mrekulli.
Kishte lidhje ajo protestë e së hënës me mosbindjen civile?
Lesi: Ajo ishte një mosbindje e selisë së PD-së, kundër qeverisë. Mosbindje civile quhet kur populli, jo parti del për një çështje të madhe siç dolën për armët kimike, ajo ishte mosbindje civle, dolën gjithë populli të majtë dhe të djathtë dhe thanë jo. Kjo e djeshmja nuk e gjej dot një emër se po vras mendjen si gazetar i vjetër por s’po i gjej një emër.
A duhet të niste mosbindja civile me ish kryeministrin, të thyente arrestin shtëpiak?
Lesi: Është një reagim. Sepse në fund të fundit kishte reagim kishte sulm ndaj institucioneve që krijojë një lloj paniku në qeveri, të vogël nuk them të madh. Por nëse do të kishte mosbindje civile do të kishte patjetër një turmë të madhe me 100 mijë vete.
Lini një Përgjigje