Ditën e sotme në Tiranë do të jetë presidenti turk Tajip Rexhep Erdogan, i cili pritet të përurojë xhaminë e Namazgjasë, çka ka sjellë edhe paralizimin e kryeqytetit nga policia.
Pak përpara se Erdogan të mbërrijë në Tiranë, janë marrë edhe masat e sigurisë për kreun e shtetit turk.
Spajperistët janë vendosur në një hotel pranë Xhamisë së Namazgjasë.
Axhenda e Erdogan në Tiranë parashikon takim me presidentin Bajram Begaj, si edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Në orën 11:30, presidenti turk do pritet në Presidencë me ceremoni, ndërkohë do zhvillojë edhe një takim kokë më kokë me Begajn.
Më pas në 12:15 pritet takimi me kreun e qeverisë në ambientet e Kryeministrisë. Axhenda do të vijojë me mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes delegacioneve të dy vendeve në orën 13:15.
Rreth orës 14:35 pritet konferenca për shtyp mes Ramës dhe Erdogan, ndërkohë që në orën 14:15 pritet të nënshkruhen 3 marrëveshje mes delegacioneve të dy vendeve. Ndërkohë, rreth orës 15:00, në Pallatin e Brigadave pritet të shtrohet një drekë në nder të presidentit Edogan.
Lini një Përgjigje