TAGS-AT E JAVËS

Editorial10 Tetor 2024, 09:41

Tërheqja e përkohshme e Rexhep Taip Erdogan

Shkruar nga Pamfleti

 Cila do të jetë manovra e radhës për kapjen e Komunitetit Musliman Shqiptar?

Tërheqja e përkohshme e Rexhep Taip Erdogan
Rexhep Taip Erdogan /

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, u tërhoq nga sjellja e një imami turk në xhaminë e madhe të Tiranës, apo luajti një provokacion, për të kërkuar më pas diçka tjetër në këmbim?

Logjika e thotë se kur dikush hedh një letër në tryezë, e di çfarë letre tjetër ka në dorë për më pas. Kështu që edhe loja me imamin Enes Bashtyrk nuk ishte thjesht një manovër prokokative, por lëvizje taktike për të marrë diçka tjetër në këmbim.

Siç mësohet, Erdogan është bërë bishë nga lëvizjet diplomatike të kreut të KMSH-së, Bujar Spahiu në Egjipt dhe Arabinë Saudite, ku autoritetet ulemike, përkatësisht religjoze të këtyre vendeve muslimane, kanë garantuar KMSH-në që ta ndihmojnë për çdo gjë në mënyrë që të përballojnë bllokadën turke.

E kjo, Sulltanit i ka sjellë ‘dhimbje koke’, pasi realisht po i lëviz ‘toka nën këmbë’. Ngaqë në saj të lobimit të amerikanëve mund ta humbë përfundimisht influencën në Shqipëri.

SHBA i ka marrë TIKA-s të drejtën e restaurimit të kështjellave mesjetare shqiptare që luftuan osmanët, e nga ana tjetër objektet e kultit të besimit islam do të restaurohen apo ndërtohen nga sauditët dhe egjiptianët.

Këtu Erdogan ka thirrur në skenë Edi Ramën, duke i kërkuar që të zgjidhë situatën sepse përndryshe do ta mbyllte hesapin me të.

Edi Rama, me mekanizmat e tij brenda muslimanëve ka arritur që të lobojë zgjedhjen e muftiut të Tiranës, i cili shihet si i afërt me turqit.

Muftiu do të jetë kreu i fondacionit që do të menaxhojë xhaminë e Namasgjasë, si një bord, por që në të vërtetë pjesa tjetër përbëhet nga njerëzit e Erdoganit. Që do të thotë se Turqia, edhe pse nuk e ka marrë totalisht, ka pjesë në drejtimin e një objekti kulti të madh, përkatësisht më të madhin në vend. Fondacion i cili, duke pasur edhe influencën në bord mund të marrë në dorë menaxhimin dhe financimin edhe të xhamive të tjera. Pra një kolonë e pestë, pasi nëse sauditët edhe egjiptianët ndihmojnë për ndërtimin e xhamisë, ata e bëjnë e ikin, kurse TIKA përkatësisht qeveria turke, vendos pllakatin e kërkon të drejtën e pronësisë.

Po prit se nuk ka mbaruar me kaq, pasi situatën Erdogan kërkon ta përmbyse në bashkëpunim me Edi Ramën, duke pasur muftininë e Tiranës si kolonë të pestë. Në dukje po na paraqitet një situatë e qetë, por është shpërthyese.

Gjithçka do të varet nga mënyra se si do ta menaxhojë këtë luftë të egër muftiu i Tiranës, Gazment Teqja. I cili ka reputacionin e njeriu të pjekur e të matur, por presioni ndaj tij do të jetë i fortë dhe i vazhdueshëm. Sepse Erdogan është ndjerë i fyer në sedër, që amerikanëve ju ecë fjala më shumë tek muslimanët se Sulltani që donte të vendoste gjysmë hënën me fushën e kuqe në mes të Tiranës. Dhe jo vetëm tek ne, por edhe në Saudi edhe në Egjipt, duke e lënë “kalifin” si ‘peshku në të thatë’./Pamfleti

 

rexhep tajip erdogan tërheqja e përkohshme

Lini një Përgjigje