E gjitha ishte një skenar, si nga partia demokratike ashtu edhe nga policia, që e drejtonte Edi Rama, i cili e ndoqi protestën në një prej kullave të Tiranës...
Dikujt, apo më mirë të thuhet shumëkujt, rrëmuja e 7 tetorit në Tiranë, mund t’i duket një kaos, një plan i Partisë së Sali Berishës.
Ecja si “pula pa kry” e vartësve të Berishës në protestë, që nuk ishin gjë tjetër veçse aktorë të ‘ustait të madh’, dha përshtypjen se kishte një “rrëshqitje nga parashikimi”.
Por në të vërtetë, e gjitha ishte një skenar, si nga partia demokratike ashtu edhe nga policia, që e drejtonte Edi Rama, i cili e ndoqi protestën në një prej kullave të Tiranës.
I gjithë ky spektakël molotovësh, jo më kot u bë para konferencës së hapjes së negociatave me BE-në.
Rama kërkon t’u thotë ndërkombëtarëve se jam i vetmi që mund të negocioni me mua, kurse Sali Berisha dhe Ilir Meta, i thonë që të mos vazhdojnë më thellë, se do të bëhet nami. Madje ‘bombat’ mbi PS-në nuk ishin gjë tjetër, veçse një sinjal për të thënë se jemi gati për një luftë civile.
Por duket se nuk ka bindur askënd ky teatër i shpifur njerëzish me probleme me drejtësinë dhe të degraduar nga mendtë e kokës.
Një zyrtar i lartë i Partisë Popullore Europiane, përkatësisht, deputeti i CDU gjermane i ngarkuar me me çështjet e Shqipërisë, Gunther Krichbaum, i ka bërë të qartë Sali Berishës se vendin e ka në burg, dhe jo në arrest shtëpie.
Deklarata e Krichbaum ishte një ‘spondë’, apo një boomerang që ju përplas në surrat treshes së tmerrshme në vend: Rama, Berisha e Meta.
“Është SPAK, institucioni që ne besojmë”, thotë deklarata. E me hapjen e kapitullit të parë të negociatave, situata është më keq, pasi do të rritet monitorimi ndaj Shqipërisë, pra ardhja e një ekipi, e fondeve më të mëdha për SPAK në luftën ndaj të korruptuarve.
Ndaj trios Rama, Berisha e Meta, ju leverdis një stinë destabilizimi, që të mos vijë ky monitorim.
BE e ka afruar Shqipërinë vetëm që të mos përfitojë Rusia, por nuk ka për të pasur asnjë hap pas në mbështetjen ndaj SPAK. Sepse janë shpenzuar fonde dhe energji për të larguar të korruptuarit.
Deklarata e deputetit të CDU që drejton në Bundestag komisionin për integrimin, ishte qartë.
“Ai (Berisha) nuk duhet të paraqitet si një viktimë e një procesi të supozuar të motivuar politikisht. SPAK-u, që e ka vendosur atë në arrest shtëpiak, është përtej çdo dyshimi. Në fund të fundit, SPAK-u u krijua nën presionin e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, Berisha do të ishte vendosur në paraburgim në çdo shtet të BE-së dhe jo në arrest shtëpiak të rehatshëm,” theksoi Krichbaum./Pamfleti
Lini një Përgjigje