
Po pse 7 tetor? Çfarë simbolizon kjo datë?
Partia Demokratike shpalli fillimisht të dielën e 6 tetorit për të praktikuar mosbindjen civile. Pra bllokim rrugësh, protesta para kryeministrisë, parlamentit etj.
6 tetori është ditë e dielë, kur njerëzit, pra mbështetësit e opozitës janë pushim. Mund të mos ketë njerëz në zyrat e qeverisë e Parlamentit, por bllokimi i rrugëve mund të funksinonte, pasi e diela është dita kur lëvizin kryesisht banorët e Tiranës për në periferi.
Mund të bllokohëj trafiku, për të treguar se opozita në mënyrë simbolike ka nisur mosbindjen civile, ndërkaq nuk janë paralizuar shërbimet bazë si shkollat, dalja e njerëzve në punë etj.
Megjithatë, në mënyrë të papritur PD ndryshoi datën dhe vendosi që protestën ta kryejë të hënën më 7 tetor. Por nuk u dha asnjë shpjegim për këtë ndryshim të papritur.
Po pse 7 tetor? Çfarë simbolizon kjo datë? Përveç logjikës si dita më e ngarkuar e javës, ku një bllokim rrugësh mund të shkaktojë një kaos të vërtetë, apo edhe lidhjes me 1 vjetorin e masakrës së Hamasit në Izrael, të hënën më 7 tetor pritet që në Tiranë të vijë për një vizitë zyrtare Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Një vizitë e pa paralajmëruar nga ana e qeverisë apo e propagandës së Ankarasë në Tiranë.
Duket se kemi të bëjmë me një vizitë ‘flash’, ku Erdogan do ta përdorë Tiranën për të dhënë një mesazh të qartë anti-izraelit, pikërisht në ditën e tyre të zisë për të përkujtuar masakrën e Hamas ku u vranë mizorisht 1400 persona dhe u morën peng mbi 300 të tjerë.
Erdogan ka zgjedhur Shqipërinë e dostit të tij Edi Rama, i cili u dekurua nga izraelitët së fundmi në Nju Jork, për të treguar se ai është kundërshtari i Izraelit dhe e bën këtë në një vend aleat të tij. Një zgjidhje protokollare e çorientuar, tipike siç i bën Edi Rama, që mund të hapë polemika e mund të shkaktojë telashe për Tiranën. Sidomos nga aleatët. Po ç’lidhje ka Berisha në këtë mes? A do të tregojë një kundërshtim edhe për politikat e Erdogan së bashku me Ramën, për t’i treguar Perëndimit se opozita është aleatja e natyrshme e saj, apo ka marrë sinjale nga Sulltani se mund të protestojë ashpër për t’i treguar amerikanëve se në oborrin e saj aleat gjërat nuk janë të stabilizuara? E gjitha kjo do të marrë përgjigjen nga zhvillimi konkret i ngjarjeve. Por nëse protesta do të zhvillohej më 6 tetor- të dielën apo të martën më 9 tetor, asnjëra nga këto hipoteza e dyshime nuk do të ekzistonin. Por do të zhvillohej vetëm protesta…/Pamfleti
Lini një Përgjigje