
Prokuroria e Posaçme SPAK, ka njoftuar avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezit dhe të Fatmir Bektashit se i duhet një muaj kohë për të mbyllur dosjen “Partizani”.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se pasi kanë administruar me përgjigjet e avokatëve dhe prapësimet e tyre, i kanë njoftuar se do ta dorëzojnë dosjen brenda muajit tetor.
Pavarësisht kohës që dy prokurorët i kanë dhënë vetes për “të qepur” fashikujt, nuk përjashtohet mundësia që fashikujt të dorëzohen tek gjyqtari paraprak më herët nga koha që ka njoftuar akuza. Behet fjalë për ta dorëzuar tek gjyqtari paraprak, para se hetimet të mbyllen.
Lini një Përgjigje