
Nuk themi, të mos bëhen bamirësi të tilla për familje emigrantësh lufte, por është absurde të bëhen financime, për show e sigurim influencash garancie pushteti personal të kryeministrit Edi Rama, kur në Shqipëri janë 100 mijë familje shqiptarësh pa strehë, mes tyre dhe 15 mijë familje që iu dëmtuan banesat nga tërmeti...
Nën maskën e “solidaritetit human ndërkombëtar”, kryeministri Edi Rama po bën qokën e radhës, për të siguruar influenca politike ndërkombëtare në favor të pushtetit e sundimit të tij personal, duke përdorur taksat e shqiptarëve dhe institucionet ligj-bëre e ekzekutive.
Informacioni nga burime konfidenciale brenda Ministrisë së Financave, bën me dije për “Pamfleti”-n, se kryeministri Edi Rama, ka nisur një spektakël bamirësie me familjet afgane e ukrainase që i ka sjellë në Shqipëri me iniciativën e tij, për t’u dukur human në sy të botës.
Qeveria do blejë 110 apartamente te kompanitë e ndërtimit, të cilat do t’ua dhurojë për strehim, familjeve afgane e ukrainase, që Babloku i ka sjellë në Shqipëri dhe i ka strehuar në hotelet e oligarkëve në Tiranë, Durrës e Shëngjin dhe po u jep shtetësi shqiptare.
Babloku e ka inskenuar këtë qokë, si akt bamirësie spontane, gjoja insiativë e qytetarëve dhe nëpërmjet tyre, si mbështetje nga pushteti vendor, duke urdhëruar Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, të bëjë propozimin në “emër të popullit”.
Në vijim të procedurës, Edi Rama ka urdhëruar Ministrin e Financave, Petrit Malaj, për të kalkuluar në buxhetin e shtetit, një fond të posaçëm 11 milionë Euro, i cili përdoret për blerjen e 110 apartamenteve të para, që do t’u dhurohen 110 familjeve afgane e ukrainase në Shqipëri.
Pasi fondi të jetë gati, qeveria do autorizojë Entin Kombëtar të Banesave, të bëjë procedurat e blerjes së apartamenteve te kompanitë të private, si autoriteti shtetëror që ka kompetencë për trajtimin e familjeve të pa streha.
Nuk dihet nga cilët ndërtues, do blihen këto 110 apartamente: dhe nëse do blihen në Tiranë e Durrës, sepse emrat e tyre do t’i caktojë vetë Babloku, për t’u blerë apartamente stoqe miqve e klientëve të tij.
Por dihet, që blerja e këtyre apartamenteve me vlerë totale 11 milionë Euro, është faza e parë e strehimit falas të familjeve afgane e ukrainase; që do vijojë me 3 faza të tjera për blerjen e afro 600 apartamenteve për ato familje.
Nuk themi, të mos bëhen bamirësi të tilla për familje emigrantësh lufte, por është absurde të bëhen financime, për show e sigurim influencash garancie pushteti personal të krye ministrit, kur në Shqipëri janë 100 mijë familje shqiptarësh pa strehë, mes tyre dhe 15 mijë familje që iu dëmtuan banesat nga tërmeti./Pamfleti
Lini një Përgjigje