TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 18:11

Rama kërkon ‘metamorfozë’ në RTSH: Kanali i Parlamentit duhet të jetë më shumë se transmetim seancash!

Shkruar nga Pamfleti
Rama kërkon ‘metamorfozë’ në RTSH: Kanali i
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij përmbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist për hapjen e vitit të ri kuvendor, propozoi që kanali i Parlamentit në RTSH të kthehet në një platformë funksionale të Kuvendit dhe jo vetëm për të transmetuar seancat e Kuvendit dhe komisioneve.

Rama tha se futja e teknologjisë në punën e Kuvendit është një nga prioritetet për të rritur transparencën dhe pjesëmarrjen e publikut në proceset parlamentare.

“Duhet të futet sa më thellë teknologjia në punën e Kuvendit. Kanali i parlamentit në televizionin publik duhet të kthehet në një kanal të Kuvendit jo thjesht për të transmetuar seancat e Kuvendit apo të komisioneve, por shumë më tepër.

Vendet e tjera e kanë një kanal të Parlamentit dhe duhet ta kemi edhe ne. Kjo do të bëhet nën kujdesin e Kryesisë së Kuvendit, duke ftuar patjetër edhe përfaqësuesin e opozitës, profesor Agron Gjekmarkaj”, tha Rama.

rama rtsh

Lini një Përgjigje