TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 18:02

Drejt Presidencës apo zhbërje e SPAK? Edi Rama kërkon të ndryshohet Kushtetuta

Shkruar nga Pamfleti
Drejt Presidencës apo zhbërje e SPAK? Edi Rama kërkon të
Edi Rama

A po lakmon Rama Presidencën dhe a do të ndërhyhet te reforma në drejtësi? Kryeminsitri kërkon ndryshimin e Kushtetutës brenda mandatit...

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar grupin e tij parlamentar në fund të mbledhjes maratonë, ku përveç çështjeve të ditës dhe “izolimit” të opozitës, hodhi në tryezë një ide me peshë: ndryshimin e Kushtetutës.

Kjo deklaratë vjen në një moment delikat politik, ku reforma zgjedhore dhe territoriale janë në diskutim, drejtësia po godet fort dhe kur zërat janë shtuar se Rama mund të kërkojë një tjetër karrierë politike.

Rama përdori si justifikim rrudhjen e numrit të deputetëve, por në fakt reforma do të jetë më e madhe.

Duhet të ngrihet një grup për ndryshimet Kushtetuese. Ne kemi një Parlament me 140 vetë, ndërkohë që mund ta kemi me 100 vetë. Gjë që do ta mirëpriste publiku, gjë që do të racionalizonte forcat dhe burimet e të tjera e të tjera. Por nuk është vetëm kjo. Ka dhe aspekte të tjera që duhen rivizituar  sigurisht nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, dinë çfarë lexojnë, dinë çfarë thonë dhe çfarë shkruajnë kur vjen fjala te Kushtetuta e Shqipërisë. Kështu që duhet ngritur një grup, që pastaj të hap një proces. Natyrisht, është shumë më tepër sesa një reformë zgjedhore apo një reformë administrative territoriale, kështu që kërkon shumë më tepër hapësirë, angazhim, burime e të tjera e të tjera. Por duhet nisur kjo punë. Duhet nisur kjo punë, ambicia jonë duhet të jetë që në fund të mandatit ne të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama.

Por kjo deklaratë ka ndezur menjëherë dyshime mbi qëllimet e vërteta politike. Burime nga brenda PS dhe rrethe të afërta me mazhorancën nuk e përjashtojnë mundësinë që Rama po përgatit terrenin për të lakmuar postin e Presidentit të Republikës, pas përfundimit të mandatit të katërt. Për këtë, ai mund të kërkojë që Presidenti të zgjidhet me votë popullore, një ide që ka qarkulluar “nën rrogoz” kohët e fundit dhe që do t’i shtonte legjitimitet kandidaturës së tij.

Rama pritet t’i plotësojë tekat PD-së në reformën zgjedhore dhe territoriale dhe ajo mund t’i sigurojë Ramës 94 votat që nevojiten për të ndryshuar Kushtetutën. Në këtë mënyrë, Rama do të kishte mundësinë të diktojë një reformë kushtetuese me efekte të gjera institucionale, duke përfshirë modalitetet e zgjedhjes së Presidentit, strukturën e Kuvendit dhe ndoshta edhe kufizime të tjera që konsolidojnë kontrollin e mazhorancës.

Deri tani nuk është përmendur prekja e reformës në drejtësi, por zërat kritikë paralajmërojnë se çdo rihapje e Kushtetutës mund të shërbejë edhe për të testuar kufijtë e ndikimit mbi SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë. Për të mos folur se mund të shohet deri te zhbërja e SPAK apo rrudhja e rolit të prokurorisë speciale. /Pamfleti

 

5 Komente

  1. L
    Leone

    Rama të kuptojë se çfarë tha sot e ngarkuara me punë e SHBA!!

    1. a
      ardi

      Drejt burgut.

      1. b
        bardhi

        Rama eshte nje i burgosur i lene ne liri per pak kohe. Eshte si te thuash ne arrest te lire. I kane dhene kohe te negocioj fatin e tij. Bileten ja kane prere. Abuzoi, do paguaj. Dhe pjesen tjeter te jetes ta kaloj ne burg duhet ta konsideroj veten me fat se sa jetoj i lire jetoj si mbret.

        1. T
          Tani

          Amerikanet e rrezuan edhe Binin ne 2021 por ai u rikthye edhe me i fuqishem mbas 1 muaji. Keshtu qe mos ta ngacmojn shume se mund ti marr 94 mandate pastaj Rama dhe te beje cte doje me Kushtetuten.

        2. v
          vk

          Se kuptoj kete popull bageti, pse e voton kete psikopat!!!

          Lini një Përgjigje