
Ministri i Brendshëm, Evin Hoxha, ka deklaruar se gjatë vitit 2024 ka pasur më pak vrasje, krahasur me kohën kur PD ishte në pushtet. Sipas tij numri i vrasjeve në vend është ulur 3 herë në krahasim me vitin 2013. Pra jemi akoma në fazën ku krahasimet bëhen me vitin 2013, në kohën e Saliut.
Deklarata u bë në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, të cilët janë sot në pension
“Frytet e punës suaj ndër vitë janë të prekshme sot. Në vitin 2013 në vend u regjistruan 107 vrasje, sot ky numër është ulur 3 herë më pak duke sjellë Shqipërinë e një niveli europian, sa i përket çështjeve të kriminalitetit. Trajtimi i ish punonjësve të policisë ka treguar përmirësim. Kemi nisur aksion të madh kundër kriminalitetit ekonomik për të siguruar më shumë të ardhura për pensionet, prandaj qeveria është angazhuar për rritjen e pensioneve. Mirënjohja jonë nuk përfundon me pensionin. Përvoja juaj mund të përdoret për të organizuar leksione, rekomandime të ndryshme të hapura në shkolla për edukimin e brezit të ri. Sot Shqipëria është vend me i sigurt dhe më i denjë falë punës suaj“, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje