
Apeli i GJKKO ka shtyrë seancën ndaj ish-kryeministrit Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”. Seanca e radhës do të mbahet më 6 janar, ndërsa mësohet se shtyrja u bë për t’i dhënë më shumë kohë avokatëve mbrojtës.
SPAK kërkoi kthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie, i pandehur për dosjen e aferës ‘Partizani’. Prokuroria e Posaçme dorëzoi zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO, ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për lirimin e Berishës nga masa “arrest në shtëpi”.
Ish-kryeministri është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.
I pandehur për të njëjtën vepër penale është marrë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Lini një Përgjigje