Monika Kryemadhi ditën e sotme habiti me paraqitjen e saj me bastun në Apelin e GJKKO. Gjithë kuriozitetin e shtuar, deputetja e PL e shoi duke thënë se kishte vrarë gjurin, duke qenë se bën shunmë palestër.
Për këtë arsye, gazetarët e pyetën nëse Ilir Meta bëhet xheloz se ajo bën palestër. Por Kryemadhi e injoroi Metën duke thënë se “nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time”.
Kujtojmë që Meta dhe Kryemadhi janë në proces divorci dhe të dy janë në hetim nga SPAK për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.
Ndërkohë ditën e sotme u shty vendimi për sekuestron e vilave të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj. Në një prononcim jashtë SPAK, Kryemadhi tha se nuk bëhet fjalë për dy vila, por apartamente të cilat janë marrë me kredi.
Kryemadhi është nën hetim për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”. Ndërkohë për këto 3 vepra penale është lënë në burg ish-Presidenti i vendit Ilir Meta.
Lini një Përgjigje