TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2024, 11:54

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Më 11 janar fillon procesi i regjistrimit të emigrantëve!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Më 11 janar fillon procesi i regjistrimit
Ilirjan Celibashi

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha sot (16 Dhjetor) në Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin se më 11 Janar do të nisë procesi i regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Ilirjan Celibashi doli edhe për përgatitjet dhe procesin për Diasporën, teksa kërkoi që palët politike të bashkëpunonin me qëllim që të realizohej në kohë.

Në mbledhje pati edhe diskutime dhe shumë pyetje, pasi kjo tematikë mori kohën më të madhe të rendit të ditës.

Pyetja kryesore e ligjvënësve të Nënkomisionit ishte nëse KQZ e garantonte këtë proces dhe afatet që kërkoheshin për realizimin e tij apo nëse mund të finalizohej para datës 11 Maj, kur edhe votohet.

Deputetët kërkuan sqarime dhe detaje nëse afati është i mjaftueshëm, që nga hartimi i dokumenteve, si pasaportat biometrike, regjistrimi, dërgimi i postës dhe kthimi i përgjigjes.

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, shprehu pasiguri dhe dyshime, duke kërkuar garanci nga Celibashi nëse ky proces realizohet pa u cenuar dhe brenda afateve.

“Po ekspozoj shqetësime reale që publiku dhe opozita ka, që garanton mbarëvajtjen e procesit, sepse cenimi i tij do ketë dëm të jashtëzakonshëm, ndaj a ka garanci ky proces”, tha Çollaku.

Lini një Përgjigje