
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka folur për opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.
Sipas Korreshit, Kushtetuta është shkrirë dhe Rama ka kapur çdo institucion. Deputeti i PD është shprehur gjithashtu se Olta Xhaçka duhet të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e saj.
“Këtu është shkrirë Kushtetuta në gjykimin tim, nuk ka më ndarje pushtetesh është vetëm një, që çfarë emri t’i vesh, qenefxhi i cili ka kapur te gjitha pushtetet. Çdo jurist nuk respekton më rregullat e juridikut por bëjnë çfarë ju thotë shefi.
Një regjimi kur i vjen fundi veprojnë në këtë mënyrë, nuk ka mundësi që të lexosh së prapthi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të marrësh dhe opinionist profesionalist dhe të analizosh opinionin e Venecias, kur është e qartë se thuhet duhet respektuar vendimi.
Zonja Xhaçka duhet t’i ishte dorëzuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Opozita nuk kërkoi të hiqej nga parlamenti por të gjykoj Gjykata Kushtetuese nëse ka apo jo konflikt interesi që ne mendojmë që po.
Ka 12 vite që të majtët janë të paprekshëm dhe në raste të rralla ka ndryshim. Edhe këto që po goditen janë ata që i dalin Ramës nga rreshti, se sa kemi një goditje të përqëndruar se kush është hajdut. Sepse ata janë të gjithë hajdutë dhe duhet të ishin të gjithë në burg", tha Korreshi.
Lini një Përgjigje