TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2024, 18:59

“Kone, të ha m*t goja”/ Debatet me Braçen në Kuvend, Ina Zhupa nuk pendohet: Do ta ribëja!

Shkruar nga Pamfleti

“Kone, të ha m*t goja”/ Debatet me Braçen në

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur lidhur me debatin me tone të ashpra me socialistin Erion Braçe në Kuvend.

Gjatë debatit, ata hodhën akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit, ndërsa nuk munguan as ofendimet. Pasi Braçe e cilësoi “ruse”, demokratja Ina Zhupa replikoi ashpër me deputetin socialist, te cilin e quajti si “‘kone’, që i ‘ha m** goja’!”

Lidhur me këtë, Zhupa tha se nuk e ka tepruar me fjalorin e saj. Ajo shtoi se i ka dhënë përgjigjen e merituar një sulmi personal, ndërsa pranoi se do ta ribënte “sa herë çdo burrë apo çdo njeri tjetër do guxojë të hyjë përtej asaj që është politike”.

“Kolegët socialistë nja 2, 3 që i hasa në komision mbajtën atë qëndrimin që ishte gjuhë e tepruar. Në fakt unë jam shumë korrekte me gjuhën, nuk kam qenë aspak e tepruar. I kam dhënë përgjigjen e merituar një sulmi personal dhe sigurisht do ta ribëja sa herë çdo burrë apo çdo njeri tjetër do guxojë të hyjë përtej asaj që është politike. …Berisha kur ka fol për çantat ka thënë të njëjtën gjë që ka thënë edhe ish-ambasadori Donald Lu disa vite më parë për orën. Ai nuk po flet për individin por për korrupsionin. Nuk bëri seksizëm. Këto detaje ishin në funksion të korrupsionit”, tha Zhupa për “News 24”.

Lini një Përgjigje