TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2024, 10:06

Atentatet po marrin jetë të pafajshme, "deliron" Rama: Shqipëria më e sigurt se Britania, Franca e Gjermania

Shkruar nga Pamfleti

Atentatet po marrin jetë të pafajshme, "deliron" Rama:

Ndonëse në Shqipëri atentatet janë bërë të përjavshme dhe po marrin jetë qytetarësh të pafajshëm, për kryeministrin ne jemi vend shumë i sigurt. Sipas tij, rrugët në Shqipëri janë më të sigurta se në Londër, Paris, Milano etj.

Londinezi Karl Roberts, ish menaxher i TAP në Shqipëri tani ka zgjedhur të jetojë në Tiranë ku ka blerë dhe një apartament. Në podcastin me kryeministrin Edi Rama, ai tregoi përshtypjen e parë kur mbërriti në Shqipëri.

Kam udhëtuar në botë dhe pëlqej vende si Shqipëria. Isha entuziast të vija këtu. Isha në Zvicër. Kur shkova të dielën pasdite çdo gjë ishte e mbyllur. Atje çdo gjë është e organizuar. Pëlqej vende si Shqipëria.  Prisja të shihja një influencë ruse, më shumë  nga sa më thonin”, tha ai. Më pas tha se  ndihet më i sigurt në Tiranë, sesa do të ndihej po të ecte në Londër e Mancister, sidomos mbrëmjeve.

Kaq donte dhe Rama. “Është ende si lavjerrëse drejt ‘ikjes’. Sepse në telefon ke një telefon që shikon imazhet e bukura të Gjermanisë, Britanisë, aktorëve, makinave dhe thua po dua të iki.Por nuk është aq e lehtë sepse ka më shumë fotoshop sesa realiteti i një shqiptari që shkon atje. Por ajo që më bën përshtypje është se të gjithë të huajt janë të lumtur për sigurinë. Kur ua them njerëzve më thonë. Çfarë po thua siguri në Shqipëri e nuk ka në Londër, Berlin, Paris? Po”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje