TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2024, 13:59

‘Çmendet’ Berisha, u bën thirrje militantëve jashtë shtetit: Sulmoni me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
‘Çmendet’ Berisha, u bën thirrje militantëve
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur në nëj konferencë për mediat, ku ka thënë se ambasadat janë një veprimtari  e ethshme elektorale.

Pas sulmeve ndaj SPAK, Berisha nuk ndalet me rebelimin. Ai u ka u ka kërkuar militantëve të PD të sulmojnë me vezë dhe domate selitë dhe punonjëset e ambasadave shqiptare jashtë shtetit.

“Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme. Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë.

Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj.

Po kështu të shënjojnë, të krijojnë librin e zi, në të cilin do regjistrojnë çdo akt që vjen në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, emrin, funksionin, detyrën dhe aktin që kryen punonjësi i dhënë.

Qeveria, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, është lëshuar e papërmbajtur, e tmerruar në një seri vendimesh, që të gjitha me qëllime elektorale. Garantoj përfituesit e tyre se do trajtohen si bashkëautorë në një krim të rëndë elektoral. Të lexojnë kodin dhe të mos bëhen bashkëautorë të një bande kriminale që nuk njeh ligj, as Kushtetutë”, u shpreh Berisha.

sali berisha pd

Lini një Përgjigje