
Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, ka reaguar pas akuzave të Berishës, i cili e ka cilësuar forcën politike që ai përfaqëson por edhe parti të tjera të reja opozitare si shtojca të kryeministrit Rama.
Shabani tha se akuzat e Berishës janë pjesë e një “skeme tipike” që përdoret nga lideri i PD-së për të ruajtur monopolin brenda opozitës. Ai u shpreh gjithashtu se Berisha sulmon këdo që nuk pranon të bëhet pjesë e koalicionit.
“Kjo është skemë tipike. Pra, skema është me shkop, që ne të pranojmë karotën. Thelbi është, hajdeni te ne, bëhuni pjesë e koalicionit, se ndryshe ne do ju sulmojmë. Edhe retorika e Berishës është, ne do bëjmë koalicion me ata që janë opozita e vërtetë. Pra, po u bashkuam me Berishën, ne jemi opozitë e vërtetë, po nuk u bashkuam me Berishën, ne jemi shtojcë e Ramës. Domethënë, kjo është e qartë. Kjo është loja. Kjo është loja që në 2021, që në 2023 dhe kjo do jetë sistematikisht loja. Pra, po ishe me mua, po pranove karotën që të vish të futesh te lista e sigurt e Sali Berishës, harrohen të gjitha. Po qëndrove larg, do të sulmojmë me çfarë instrumentesh ne kemi për të të sulmuar, që të mos marrësh asnjë votë, sepse këta duan monopolin e opozitës. Kjo është skema”, tha Shabani për “Tema”.
Lini një Përgjigje