TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2024, 07:50

Besnik Mustafaj: Gabimi më i madh që ka bërë Sali Berisha si kryetari i PD

Shkruar nga Pamfleti
Besnik Mustafaj: Gabimi më i madh që ka bërë Sali Berisha si
Besnik Mustafaj dhe Sali Berisha

Besnik Mustafaj nuk bie dakord me Sali Berishën, kur kryetari i PD thotë se partia është sot më e fortë se kurrë.

I pyetur pse nuk u gjet dot një lider më i mirë se Berisha, tha se ai beson te procesi.

“Unë besoj te procesi. Sali Berisha u rikthye përmes një procesi, që e rikthyen demokratët. Për mua ka shumë rëndësi procesi. A mund të gjendej dikush tjetër? Duhet të dilte ai tjetri”, tha Mustafaj në një intervistë në “Off the Record”

Sipas Mustafajt, lënia e PD në drejtim të Lulzim Bashës ishte gabim.

“Me Lulzim Bashën bëri gabimin e madh, unë e kam kritikuar që në 2013, emërimin e Lulzim Bashës nga Sali Berisha, në një farë mënyrë. Në 2017-ën ishte më karikaturë, por unë e kam kritikuar, sepse në 2013-n kishte kandidatë si Sokol Olldashi, kishte edhe kandidatë të tjerë”, tha ai.

Për kandidaturat që PD propozoi për zgjedhjet vendore të vitit 2023, u përdor sistemi i primareve, pra zgjedhjeve brenda partisë. Diçka të tillë, Mustafaj thotë se e ka propozuar dhjetë vite para se të realizohej, për të zgjedhur kryetarin e ri kur PD kaloi në opozitë.

“Unë i pata propozuar në një shkrim publik lidershipit të PD që të bëhej një garë e llojit të primareve në Amerikë. Që të gjithë kandidatët të bëjnë një pakt që të njohin fituesin dhe le të vazhdojnë t’i vërsulen njëri-tjetrit. Dhe demokratët të zgjedhin më të mirë. Dhe thash gjashtë muaj, se ishte fillimi i opozitës, nuk prishte punë nëse do të udhëhiqej nga një triumvirat veteranësh, njerëz si puna ime, që ishin tërhequr nga politika por që gjashtë muaj të jetës së tyre mund t’ia kushtonin Partisë Demokratike. Sali Berisha tha, në privat, se kjo formulë do t’i nxiste demokratët në një gjueti shtrigash. Çka mund të ishte pak e vërtetë. Por punë e madhe! Do të kishte kohë rikuperimi".

besnik mustafaj berisha pd

Lini një Përgjigje