TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2024, 12:42

Ankimoi sekuestron e dy vilave, Kryemadhi del nga SPAK: Do jetoj në çadrat e tërmetit ose në kontejner me qira!

Shkruar nga Pamfleti

Ankimoi sekuestron e dy vilave, Kryemadhi del nga SPAK: Do jetoj në

Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shpallë vendimin të martën në orën 11:00 për heqjen ose jo të sekuestros për dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

Në fjalën e saj për gazetarët, Kryemadhi u shpreh se prokuroria nuk kishte marrë ekspertë. Ajo shtoi se ishte e sigurt që kjo çështje do të shkonte në Strasburg.

“Ngrita një pyetje, prokurorët e SPAK kanë marrë kredi i japin me qera dhe marrin nga 3 shtëpi është e paligjshme? Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty. Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, qëndruan në kuadrin e thashethemeve gazetareske”, tha ajo.

Kryemadhi ironizoi se pas sekuestrimit të vilave do të jetojë në çadër ose në kontejner. Por deputetja e PL duket se po tallet hapur me shqiptarët, pasi së bashku me bashkëshortin e saj, ish presidentin Ilir Meta nuk dinë ku i kanë fshehur paratë. SPAK po heton çiftin e PL për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobim në SHBA.

"5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në drenë e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestro. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia. Problem i madh, në çadër. Sa ka në çadër nga tërmeti. Do marrim ndonjë kontejner, ndonjë çadër me qira. Do të na japë dikush një tokë ku do të vendosim kontejnerin", ironizoi Kryemadhi.

Deputetja e Partisë së Lirisë u paraqit këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme për të ankimuar vendimin për dy vilat, të ndodhura në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë.

Kryemadhi u pa duke ecur me një bastun, teksa mbante edhe disa dokumente. E pyetur nga gazetarët se pse po ecte me bastun, Kryemadhi tha: “Po jeta kështu është”.

 

Lini një Përgjigje