
Gruaja e Branko Shkozës, 33-vjeçarit që u vra nga shoku i tij në Durrës, ka mohuar se burri i saj t’i këtë ngacmuar bashkëshorten autorit të dyshuar, shtetasit Majlind Habibi.
Gruaja shprehet se bashkëshorti i saj pinte shume dhe theksoi se kur ai ishte i alkoolizuar ofendonte njerëzit.
Ajo thotë se burri i saj punonte shumë pak, madje për të kujdesej njësoj si fëmijë.
“Ai më tha mua do iki të pi kafe dhe do vij prapë, se unë isha në punë. Më tha do vish të pish kafe. Unë i thashë nuk vij dot, se isha edhe me grip. Aty kam folur për herë të fundit.
Më dilte në ëndërr, ika në punë më dilte, më shfaqej. Vjehrra më tha Branko është në kanal dhe po qante.
Kur u vonua tre ditë, mendova se i ka ndodhur diçka. Se i thosha mos pi. Unë mendova se mos ka pirë dhe ka rënë te kanali”, tregoi gruaja.
E pyetur në lidhje me pretendimet se ai i ka ngacmuar gruan shokut, ajo u përgjigj: “Nuk bënte gafe të ngacmonte, ai më përcillte mua në punë, më priste dhe rinte gjithë ditën tapë i pirë. Ata ishin shokë të ngushtë”.
Ajo shprehet se ka pasur raste kur Branko e ka dhunuar, por kjo sipas saj ndodhte kur ai ishte i dehur.
“Burri im shante, edhe njerëzit e mi i ka sharë, por unë nuk ja vija re, sepse kur pinte shante”, u shpreh bashkeshortja e të ndjerit për “News24”..
Lini një Përgjigje