
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shkoi sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit e shoqëruar nga avokati i saj Redi Llanaj.
Por, ndryshe nga herët e tjera Kryemadhi tërhoqi vëmendjen pasi u shfaq teksa futej në ambientet e gjykatës me një bastun në dorë.
Kryemadhi tha për gazetarët se “Kështu është jeta”, ndërsa e pyetur nëse është lënduar tha “jo”.
Në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Kryemadhit për sekuestron e 2 vilave.
Pronat ndodhen në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë. Një prej vilave është në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe tjetra në pronësi të nënës së saj.
Sipas SPAK masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Lini një Përgjigje