
Gazetari Andi Bora ka folur lidhur me punën e bërë nga SPAK në dy vitet drejtim nga Altin Dumani. Bora ngriti pyetjen nëse mund të ndodhin ndryshime ligjore për të penguar punën e Prokurorisë së Posaçme.
Ai shtoi se dëshiron të kuptojë anën ligjore, pasi ky është një nga kërcënimet që SPKA e ka cilësuar vetë në raport.
“Një nga katër kërcënimet që sot përballet SPAK, është presioni politik i sofistikuar. Klasa politike mund të instrumentalizojë ndryshime ligjore që lidhen me funksionimin e Prokurorisë së Posaçme për të ndikuar te kjo e fundit për të vënë përballë vështirësive për realizimin e misionit”, tha Andi Bora për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje