TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Dhjetor 2024, 20:16

“Kam hyrë në luftëra ku nuk doja”, Ben Blushi përballë vetes 20 dhe 80 vjeç

Shkruar nga Pamfleti

“Kam hyrë në luftëra ku nuk doja”, Ben Blushi

I pyetur se çfarë këshillash do t’i jepte vetes nëse do e takonte sërish 20 vjeç, shkrimtari Ben Blushi tha se “kam futur në luftëra ku nuk do doja të isha futur”.

Blushi tha se në 30 vite ka marrë vendime të nxituara të cilat i kanë kushtuar edhe miqësi ose e kanë futur në konflikte që mbase edhe mund të ishin shmangur. Megjithatë ai shprehet se të gjitha këto situata nuk mund të kthehen më pas dhe tashmë janë pjesë e jetës së tij.

“Unë kam qenë njeri shumë i rrëmbyer në këto 30 vitet e fundit dhe kam bërë shumë gjëra që ndoshta duhet t’i kisha bërë pak më ndryshe. Kam marrë vendime shumë i nxituar që sot kur kthehem pas mendoj se mund t’i kisha bërë më qetë. Kjo më ka kushtuar shumë miqësi për fat të keq dhe shumë konflikte, jam futur në shumë luftëra që nuk do doja të isha futur, por nuk kthehem dot pas. Ato janë pjesë e jetës sime”, u shpreh ai për “Euronews Albania”.

I pyetur se çdo donte t’i thoshte Benit 80 vjeç, ai u përgjigj se projekti i tij tashmë është të shkruaj sa më shumë libra.

“Kur të jem 80 vjeç shpresoj të kem dyfish më shumë libra se ç’kam sot. Sot kam 10 botime, që janë pak për shkak se jam marrë me punë të tjera për të fituar jetën time. Jam marrë me televizion, me politik, ato më kanë marrë shumë energji, më kanë larguar nga letërsia. Nëse do kisha mundësi të jetoja deri 80 vjeç vetëm duke shkruar libra do doja të kisha dy ose trefish më shumë libra nga ç’kam”, tha Blushi.

 

Lini një Përgjigje