TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Dhjetor 2024, 14:40

“Në gjendje të varfër, por me dinjitet të fortë”, flet gruaja që filmoi Parashqevi Simakun në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
“Në gjendje të varfër, por me dinjitet të
Parashqevi Simaku

“Ishte në gjendje shumë të varfër, por me dinjitet të fortë dhe gëzonte shëndet të plotë”, kështu shkruan për Parashqevi Simakun, emigrantja shqiptare në SHBA, Elvira Tata e cila ka publikuar së fundmi një video të ikonës së muzikës shqiptare në Amerikë.

Në pamjet e bëra publike, Parashqevi Simaku shfaqet duke komunikuar me shqiptaren, të cilës i thotë se e ka të vështirë të flasë shqip, megjithatë në bisedën mes tyre nuk mungojnë fjalët në gjuhën amtare.

“Për të gjithë miqtë e mi, jua shuajta pak atë kureshtjen për Parashqevinë. Ajo ishte në gjendje vërtetë të varfër, por me një dinjitet të fortë dhe gëzonte shëndet të plotë. Kjo video e shkurtër pasi bëra shumë video së bashku do t’ju tregojë që është një grua vitale e mençur dhe me shumë dritë”, shkruan Elvira Tata në “Instagram”.

Në videon e publikuar, Parashqevi Simaku mes buzëqeshjes së pashuar në fytyrë tregon nga vjen: Ne shqiptarët jemi ajo që ka mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria Austriake… Disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut atje. E keni ruajtur atë traditën austro-hungareze. Ata qeshin, duken rrezatues, nuk e njohin vuajtjen dhe të keqen.

Kur pyetet për adresën apo numrin e celularit, Parashqevi Simanku shprehet se mund ta kontaktojnë në Facebook: Më shkruaj në Facebook. Më gjen aty. Do të shohësh fotot e mia, familjen time, gjithçka është aty.

Videoja më e re ku shfaqet Parashqevi Simaku ka ardhur pas asaj që mori vëmendjen e mijëra shqiptarëve, pamjet e transmetuara në kanalin ABC7 në New York.

Në video shfaqet një zonjë me emrin ‘Simaku Nofe’, e cila përfiton  nga ndihmat vullnetare si e pastrehë. Pas publikimit të kësaj video nga gazetari Blendi Fevziu, shumë shqiptarë thanë se ajo është këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, e cila jeton prej vitesh në New York.

Në një reagim tjetër në rrjetet sociale, Fevziu u shpreh se zonja në video është Parashqevi Simaku. Ai u shpreh se sipas informacioneve, Simaku është e pastrehë dhe pa asnjë ndihmë financiare.

Artistja shumë e dashur për të gjithë iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1992. Atje u martua dhe lindi një djalë, por pas disa vitesh në jetën e saj ndodhi divorci. Pikërisht kjo disfatë në jetën e saj, e largoi pa gjurmë edhe nga familja.

parashqevi simaku shba

Lini një Përgjigje