
Reshjet e dendura të shiut, të regjistruara përgjatë gjithë ditës së sotme, kanë krijuar vështirësi në qarkullim në rrugët e Durrësit.
Më problematike situata paraqitet në kryqëzimin pranë stadiumit “Niko Dovana”, atij pranë shkollës “Qemal Mici”, tregut, si dhe disa segmente rrugore në lagje të ndryshme të qytetit.

Probleme janë evidentuar edhe në zonën e ish-Kënetës, Shkozetit dhe atë të Plazhit, ku uji ka pushtuar rrugët duke vështirësuar kalimin për këmbësorët dhe automjetet.
Kjo është një situatë e përsëritur në Durrës pas çdo rrebeshi shiu duke nxjerrë në pah nevojën për pastrimin e vazhdueshëm të kanaleve ekzistuese dhe investime të reja në infrastrukturën e kanalizimeve.

Lini një Përgjigje