TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2024, 10:21

Moti i keq mbërthen vendin, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë dhe Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq mbërthen vendin, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

Reshjet e shiut janë rikthyer sot në pjesën më të madhe të vendit, teksa në zonat malore priten reshje bore. Ndërkohë në zonat bregdetare ka pasur erë të fortë dhe për këtë arsye është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla në qytetin e Vlorës fillimisht dhe më pas në Durrës.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 14.12.2024 duke filluar nga ora 10:00 datë 14.12.2024 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.Eshtë ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 10:00 datë 14.12.2024.

2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

 4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 14.12.2024”, njoftoi Autoriteti Portual i Vlorës. Një njoftim i ngjashëm u dha dhe nga ai i Durrësit.

Lini një Përgjigje