
Analisti Lorenc Vangjeli, ka deklaruar se qarkullojnë disa zëra në Tiranë se 2-3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese mund të ndërpresin mandatin para kohe.
Duke folur në emisionin Log. në News 24, Vangjeli u shpreh se këta anëtarë mund të japin dorëheqje, teksa pas këtij veprimi fshihet diçka e madhe.
“Është një sekret publik që qarkullon në Tiranë, që thotë se 2-3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese mund të japin dorëheqjen.
Kur një anëtare dha dorëheqje, ishte vetëm fillimi i disa dorëheqjeve, duke u thënë se arsyeja është “personale, por besoj se është më tepër se kaq”, deklaroi Vangjeli.
Kujtojmë se pak javë më parë, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dha dorëheqjen me motivacionin për arsye personale. Me ikjen e Toskës, Gjykata Kushtetuese mbeti me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë.
Lini një Përgjigje