TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2024, 21:46

Vijon “pingpongu” i Kryetares së Kushtetueses, Holta Zaçaj: Mandati im përfundon në ditën e fundit të 2025!

Shkruar nga Pamfleti

Vijon “pingpongu” i Kryetares së Kushtetueses, Holta

Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese tha se Gjykata e Lartë nuk na ka vënë në dijeni, por kam lexuar në media, dhe kam vërejtur se ka pasur një pritshmëri në publik se mandati im përfundon në 10 mars 2025.

E ftuar në emisionin ‘Log.’ në News24, ajo tha se kjo vjen pasi Gjykata e Lartë është një nga organet e emërtesës dhe unë jam anëtare e Kushtetueses e emëruar nga Gjykata e lartë.

Zaçaj tha se kur janë hapur vakancat nga Gjykata e Lartë ka pasur data të përcaktuara, ajo e fillimit dhe e përfundimit të mandatit.

Neni 129 i Kushtetutës thotë se gjyqtari kushtetues e nis detyrën kur bën betimin dhe e vazhdon atë për 9 vjet”, tha Zaçaj.

Në vijim, ajo tha se “në rastin e saj, si gjyqtare dhe kryetare, problemi është krijuar se dispozita nuk ka një datë të përcaktuar, por vetëm vitin. Pra dispozita e thotë: nuk ka rëndësi nuk betohesh, por mandati përfundon në 2025. Gjithashtu edhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ka një datë”.

Ajo tha se në asnjë rast mandati i një anëtari të Kushtetueses nuk ka përfunduar në datën që i ka përfunduar anëtarit paraardhës në këtë Gjykatë.

Pra nëse Vitore Tushes i ka përfunduar mandati në datën 10 mars, kjo nuk ka qenë nnjë datë e mbarsur nga paraardhësi i vet”, tha Zaçaj. Ajo tha se mandati i saj, referuar Kodit të Procedurës Civile, përfundon në datën e fundit të vitit pasardhës, pra në 31 dhjetor 2025.

Lini një Përgjigje