TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2024, 21:37

Opozitarja italiane viziton kampin e emigrantëve në Gjadër: Kokëfortësia e qeverisë ‘Meloni’, vijon të shpërdorojë burimet!

Shkruar nga Pamfleti

Opozitarja italiane viziton kampin e emigrantëve në Gjadër:

Sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein ishte sot në Shqipëri, për të parë nga afër qendrat e emigrantëve të ndërtuara nga qeveria italiane, të cilat aktualisht janë bosh.

Teksa ndodhej pranë kampeve në Gajdër, ajo deklaroi se kokëfortësia ideologjike e kësaj qeverisë ‘Meloni’, vazhdon të shpërdorojë këto burime italiane.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo e quajti marrëveshjen me Shqipërinë, si një marrëveshje që cenon të drejtat themelore të njerëzve dhe ligjet italiane dhe europiane.

Të dhemb të mendosh se mund të ishin paguar 50 mijë vende të reja në çerdhe ose 7 mijë. mësues ose 6 mijë infermierë për pesë vjet. Jemi përballë qendrës Gjader në Shqipëri, një qendër bosh që do të mbetet bosh sepse është një marrëveshje me Shqipërinë që cenon të drejtat themelore të njerëzve dhe ligjet italiane dhe europiane.

Një qendër bosh, ku na pritën staf shumë profesional nga forcat e policisë dhe organi drejtues, të cilët megjithatë në thelb janë këtu për të vëzhguar një qendër bosh, e cila do të mbetet bosh. Gjithashtu sepse jemi në pritje vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. qeveria italiane është kokëfortë, po vazhdon puna për ngritjen e kësaj qendre që të mund të strehojë më shumë se një mijë njerëz", tha ajo në video.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by elly schlein (@ellyesse)

Kujtojmë se qendrat janë rezultat i marrëveshjes së nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kanë mbetur praktikisht të papërdorura deri më tani, për shkak të vendimit të Gjykatës së Romës për të mos vërtetuar dy herë ndalimin e emigrantëve dhe për të shtyrë çështje në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Lini një Përgjigje