TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2024, 15:22

U shpall kampion i luftës anti-korrupsion, Shabani: Altin Dumani po u prish rehatinë të paprekshmëve

Shkruar nga Pamfleti

U shpall kampion i luftës anti-korrupsion, Shabani: Altin Dumani po u prish

Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani ka komentuar çmimin “kampion i luftës anti-korrupsion” për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Ai tha se ajo që Altin Dumani po bën ka një kosto personale për të, por publikut po i bën një të mirë të madhe. Shabani shprehet se kreun e SPAK po mbështesin ndërkombëtarët si nga amerikanët, britanikët dhe BE ndërsa shton se votuesit shqiptarë duhet të bëjnë me votën e tyre atë që Dumani po bën në drejtësi.

Shabani tha gjithashtu se SPAK po prish rehatinë e atyre që mendonin se ishin të paprekshëm.

“Dumani po bën një luftë të jashtëzakonshme, e mbështesin amerikanët, britanikët, BE, por duhet ta mbështesin edhe shqiptarët me votë. Sepse Altin Dumani nuk bën ligje, zbaton ligjet që miratojnë këta të tjerët që po i heton SPAK. Çfarë mund të bëjë Dumani nesër nëse këta që janë në Parlament bëjnë ndryshime në Kodin Penal, i heq dy tre nene që ai po përdor për të ndjekur penalisht të korruptuarit? Votuesit shqiptarë duhet të bëjnë me votën e tyre atë që Dumani po bën në drejtësi”, tha Shabani për “News 24”.

Lini një Përgjigje