
Ndërtimi dhe më pas lënia bosh e tyre për shkak të problemeve që nxorën gjykatat, ka nxitur një debat të madh në Itali për mënyrën se si miliona euro u çuan dëm nga qeveria e Melonit.
Kampet e emigrantëve në Gjadër, vijojnë të jenë tema më e nxehtë në politikën dhe aktualitetin italianin prej shumë muajsh. Ndërtimi dhe më pas lënia bosh e tyre për shkak të problemeve që nxorën gjykatat, ka nxitur një debat të madh në Itali për mënyrën se si miliona euro u çuan dëm nga qeveria e Melonit.
Pavarësisht kësaj, mazhoranca italiane janë kritikuar edhe për fondet e shpenzuara për akomodimin në hotele luksi për policët e Gjadrit, por nga ana tjetër, një gjë e tillë duket se nuk e shqetëson fare ministrin e Brendshëm italian, Matteo Piantedosi.
Përballë gazetarit të njohur italian, Enrico Mentana, ministri italian lëshoi disa deklarata skandaloze. I pyetur nga gazetari Mentana, se çfarë do të bëhet me kampet në Shqipëri dhe për shpenzimet që Italia paguan për stafin që menaxhon kampet bosh, ministri Piantedosi tha se nuk sheh asgjë të keqe.
Në praninë e Sekretares së Brendshme britanike, Yvette Cooper, ministri italian deklaroi se nuk sheh asnjë problem, te fakti se policët që ruajnë kampin, të flenë në hotel me tre yje dhe kohën e lirë ta shpenzojnë në SPA, duke vënë baste apo edhe në shëtitje.
Madje ai theksoi se pavarësisht së gjithave, projekti për kampet e emigrantëve me Shqipërinë do të vazhdojë.
Pjesë nga intervista:
Enrico Mentana:Unë i kuptoj rreziqet e përfshira, por e vërteta themelore është se çfarë keni ndërmend të bëni? Është shumë herët për të gjykuar se cila është perspektiva, në fakt jemi ende në kreditet e hapjes? A është ky një prolog?
Matteo Piantedosi: Fillimisht më lejoni që shkurtimisht të them diçka në lidhje mbi atë që u referoheshe policëve. Ndonjëherë habitem me ata që imagjinojnë se një polic kur është në një mision jashtë vendit përtej funksionalitetit të qendrës, fakti që ndodhet në një hotel me tre yje dhe që kohën e lirë vendos t'ia kushtojë vetes, ndoshta vënies së një basti, në spa, ose në një shëtitje.
Enrico Mentana: Me një vajzë të bukur që nuk është ende e bukur?
Matteo Piantedosi: Me një vajzë të bukur? Këtu ve re diçka të qëllimshme, gjithashtu armiqësore ndaj figurës së policit dhe nuk është hera e parë, thënë këtë, ne do vijojmë të ecim përpara me Shqipërinë.
Lini një Përgjigje