TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Dhjetor 2024, 09:40

Parashqevi Simaku e pastrehë/ Poeti Rudolf Marku: Ambasada jonë në SHBA fantazmë, çfarë bën ai konsulli i kulturës?!

Shkruar nga Pamfleti
Parashqevi Simaku e pastrehë/ Poeti Rudolf Marku: Ambasada jonë
Parashqevi Simaku

Poeti dhe shkrimtari Rudolf Marku, i ftuar në emisionin 'Artkand' ka komentuar videon që po qarkullon prej disa ditësh në rrjete sociale, ku një grua e cila merr një pako me ndihma duket si këngëtarja ikonë shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ai theksoi se duhet të merret ambasada shqiptare në SHBA dhe pikërisht konsulli i kulturës me këtë çështje delikate.

'Është një trishtim i madh kur sheh një skenë të tillë, fati i njeriut është fati i njeriut , mund të jesh i famshëm dhe të kesh një fat tragjik. Por këtu është një problem përtej fatit. Të katandiset një nga këngëtaret më me famë të muzikës shqiptare të viteve ’80, e meritonte atë famë falë talentit të saj, të katandiset në këtë shkallë dhe shqiptarët ta marrin vesh dhe Ministria e Kulturës e ambasada shqiptarë që është në SHBA, çdo ambasadë ka një punonjës që është një konsull i kulturës, ça bën ky, në Amerikë qenka një këngëtare që është katandis në këtë lloj halli të madh, vetë kjo video të krijon shumë pikëpyetje, për kulturën , institucionet e kulturës së vendit tonë, ambasada është ndoshta mund të duket sikur po shprehem vrazhdë, por janë fantazmë, hije, s’merret vesh çfarë bëjnë dhe pastaj flasim për rëndësinë e madhe që paska diaspora në botë.', tha ai.

parashqevi simaku rudolf marku

Lini një Përgjigje