TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2024, 13:43

Plaku miliarder i PD, mashtron pleqtë e varfër me premtimet e vitit 2005

Shkruar nga Pamfleti

Plaku miliarder i PD, mashtron pleqtë e varfër me premtimet e vitit

Sali Berisha u izolua në arrest shtëpie dhe është në proces gjykimi bashkë me dhëndrin, për grabitje të trojeve, ku familjarisht kanë ndërtuar pallatesh dhe vazhdojnë të ndërtojnë komplekse vilash e banesash në periferi të Tiranës, me lejet që u ka dhënë Edi Rama...

Në këtë fushatë elektorale që e nisi nga ballkoni kur ishte në arrest shtëpie, Sali Berisha po përdor dhe pensionet e ulëta, si “kartë” për të mbledhur vota në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke përsëritur premtimet e vitit 2005 kur erdhi në pushtet, për herë të dytë.

Takimet për pushtetin e tretë, plaku miliarder i PD i nisi me pensionistët e Elbasanit, të cilëve u premtoi pensione minimale 200 Euro, minimum jetik 200 Euro për të moshuarit pa pensione, dyfshim të pensioneve mesatare dhe rimbursim të taksës 20% të TVSH për ushqimet.

Sipas Berishës, këto premtime për pensionet, do konkretizohen brenda mandatit të parë të pushtetit të tij d.m.th., brenda vitit 2029; që për moshën dhe hallet e shumë pensionistëve në Shqipëri, është të jetojnë me ëndërra edhe në pushtetin e tretë të Saliut.

E vërteta është, se pensionet minimale 60-100 Euro dhe pensionet mesatare 150-180 Euro, janë aq të ulëta, sa me vlerën e tyre nuk mund të blihen as produktet ushqimore të mbijetesës, ndërkohë që vetëm faturat e energjisë, ujit dhe ilaçeve janë sa vlera e pensionit mesatar.

Ndërsa Babloku, prej 3 mandatesh në pushtet, vazhdon me indeksime vjetore deri 4% e bonuse para zgjedhore, që shoqërohen me rritje të çmimeve të ushqimeve e shërbimeve të përditshme, por as pas 34 vitesh, nuk ka zgjidhje përfundimtare, për të fiksuar pensionet në atë vlerë financiare, që pensionistët të përballojnë tregun ushqimor jetik, pagesat e ujit, energjisë e ilaçeve.

Por propagandën me premtime për pensionet, po e bën plaku miliarder i PD, duke mashtruar përsëri pleqtë e varfër që mbijetojnë me pensionet lëmoshë, të trashëguara nga pushteti i tij.

Pas takimit me pensionistët e Elbasanit, miliarderi Sali Berisha, do takojë dhe pensionistë   militantë të PD në qytete e tjera të vendit, ku do përsërisë të njëjtat premtime dhe ata do duartrokasin, ashtu sic ndodh në takimet e Bablokut, me pensionistë të PS e prindër të zyrtarëve.

Plaku miliarder i PD, mashtron pleqtë e varfër me premtimet e vitit

Siç dihet, Sali Berisha u izolua 11 muaj në arrest shtëpie dhe është në proces gjykimi bashkë me dhëndrin, për grabitje të trojeve shtetërore, ku familjarisht kanë ndërtuar kulla dhe vazhdojnë të ndërtojnë komplekse e vilash e pallatesh në periferi të Tiranës, me lejet që u ka dhënë Edi Rama.

Pra, plaku miliarder, po u premton parajsën pensionistëve, që ai dhe Babloku i kanë lënë në aq varfëri ekstreme; sa, nëse nuk do ndihmoheshin nga fëmijët brenda e jashtë Shqipërisë, do kishin ikur nga kjo botë për bukë e ilaçe.

Ditën që Sali Berisha, shkoi në parlament pas daljes nga arresti shtëpiak, ulëriti për pensionet, duke iu drejtuar deputetëve të PS: - Ju jeni të pamëshirshëm, ju për vete vidhni, keni biznese miliardëshe e rroga sa 50 pensione, ndërsa pensionistëve u jepni qindarka!

Në fakt, dhe Saliu familjarisht është me pasuri të shumta, me biznese miliardëshe në ndërtime dhe pagën mujore e ka sa 50 pensione, të votuar sëbashku me PS, PD e PL në parlament /Pamfleti

 

plaku miliarder pleqtë e varfër premtimet e 2005

Lini një Përgjigje