TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2024, 18:34

Vendosja e tarifës në aksin Thumanë-Kashar, Shehaj: 5 mijë lekë vajtje-ardhje, vjedhja më e madhe e qeverisë “Rama”!

Shkruar nga Pamfleti

Vendosja e tarifës në aksin Thumanë-Kashar, Shehaj: 5 mijë

Kreu i partisë Mundësia, deputeti Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me lajmin se nga janari do nisë aplikimi i tarifës për segmentin Thumanë-Kashar.

Me anë të një video-mesazhi në rrjetin social “Instagram”, Shehaj, shpehet se nga data janar, çdo person që përdor këtë segment rrugor, do të paguaj 500 lekë, vajtje-ardhje. Sipas Shehajt kjo rrugë është skandali dhe një nga vjedhjet më të mëdha të qeverisë “Rama”.

“Kush do të kalojë në këtë rrugë, do të paguajë. Një rrugë 20 km, e cila na u shit si një vepër prej 200 mln euro, dhe i kërkojnë shqiptarëve për 35 vjet, 1.3 mld euro.

Balluku ka 6 muaj që nuk pranon të vijë në Kuvend të japë llogari për këtë vjedhje. Ky është një skandal, një nga vjedhjet më të mëdha të kësaj qeverie”, tha Shehaj.

Lini një Përgjigje