TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2024, 18:08

"Pensione deri në 1 mijë euro"/ Rama sulmon Berishën: Pretendime të pabaza, shesin qilima fluturues

Shkruar nga Pamfleti

"Pensione deri në 1 mijë euro"/ Rama sulmon Berishën:

Kryeministri Edi Rama në një takim me ish punonjës të policisë, gardës, AMP dhe shërbimit zjarrfikës tha se premtimet e opozitës për rritje pensionesh dhe pagash janë joreale.

Ai ka sulmuar Berishën duke thënë se pensionet nga 500 deri në 1 mijë euro, janë pretendime të pabaza.

“Policia e shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti. Tani ata që vuajnë këtë pasojë dhe që janë viktima të gjalla të politikës qorre, të atyre që sot e gjithë ditën thonë se do i bëjnë pensionet 500, 1000 euro, shesin qilima fluturues si qilimat e Sudes dhe të Rrapushit dhe këtu është dallimi se në fund të ditës pensionistët që nga 2014 dhe sot me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Përpara janë trajtuar si të njerkës”, tha Rama.

Lini një Përgjigje