
E dërguara e SHBA ja bëri të qartë politikës se Uashingtoni është krah SPAK. Ajo inkurajoi prokurorët të vijojnë goditjet pavarësisht se kë kanë përballë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një mesazh të fortë klasës politike. Teksa të gjithë i janë kundërvënë SPAK-ut, e dërguar e SHBA, Nancy VanHorn ja u bëri sot të qartë se do të japin llogari.
Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP), ajo u shpreh se të korruptuarit do të goditen pavarësisht postit që ata mbajnë. Sipas saj, ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi, e cila vijon ende.
“Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake. Kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për tu përballur me hakmarrjen për këto vendime jopoullore shkarkimi. Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vettingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016. Kjo është falë punë suaj", tha ajo.
E dërguara e SHBA ja bëri të qartë politikës se Uashingtoni është krah SPAK. Ajo inkurajoi prokurorët të vijojnë goditjet pavarësisht se kë kanë përballë.
"Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figurat të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për të këto arritje. Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikase, të pavarur dhe të paanshëm. SPAK duhet të vijojë të hetojë rastet më të rëndësishme të korrupsionit, duke bërë që të japin llogari ata që kanë abuzuar me pushtetin pavarësisht postit. Mbetet më shumë për tu bërë. Duhet të jeni të pavarur dhe të paanshëm. Shtetet e Bashkuara ju mbështesni të vijoni kështu”, tha ajo.
I pranishëm ishte edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Ai u shpreh se reforma në drejtësi ka dhënë frytet e saj. Sipas kreut të SPAK është goditur pandëshkueshmëria dhe mendësia e vjetër. Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit i arritur këto 7 vitet e fundit.
Gonzato vlerësoi arritjet e KPK-së dhe theksoi se është jetike që sistemi i gjyqësorit të jetë i pavarur në mënyrë që çdo qytetar të ketë qasje në drejtësi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje