
Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka folur lidhur me ankimimin e SPAK në Apel, për vendimin e GJKKO e cila liroi Berishën nga arresti shtëpiak.
Elezi tha se perceptimi i Berishës ndaj qëndrimit të DASH dhe non gratës, nuk janë të duhura pasi SHBA nuk funksionojnë si shtet "kartoni" dhe vendimet e tyre janë institucionale.
Ai shprehet se Berisha dhe Rama janë minues të sistemit të demokracisë, pasi të deformosh votën është një nga krimet më të rënda.
“Mendoj se në raport me Dumanin dhe non gratën Berisha e ka fokusuar tek sekretari i DASH e ka quajtur hakmarrje jo si proces. E vështirë për tu besuar. SHBA nuk janë shtet ballkanik ku liderët dhe udhëheqësit marrin vendime kundër procedurave institucionale. Ndikimet personale janë prezent kudo por nuk kalojnë caqet. E vështirë të thuash nëse Blinken ka inat personal. Të arrish të mendosh që DASH funksionon si shtet kartoni. Non gratat e SHBA kanë pasur dy komponentë, minimi i demokracisë dhe aferat korruptive.
Këto do kalojnë në dyert e drejtësisë. Minimi i demokracisë po e shohim në vazhdimësi. Berisha dhe Rama janë minues të sistemit të demokracisë. Të deformosh votën është nga krimet më të rënda. E kanë vërtetuar se nuk kanë një vullnet dhe qasje të mirë. Zoti Berisha pas 11 dhjetorit gjysmën e akuzës së DASH e ka vërtetuar. Nuk besoj se sulmet ndaj Bashës kanë ndonjë efekt vetëm për ta nxjerrë në pah zotin Basha. E ka mundur zotin Basha brenda partisë. Nuk mund të harrohet bashkëjetesë aq e gjatë mes të dyve”, tha Elezi për “Report TV”.
Lini një Përgjigje