TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2025, 11:13

“Pyetja 500 mijë euro për Irena Gjokën”, Berisha: Kam informacione të shumta, por burimin nuk e tregoj

Shkruar nga Pamfleti

“Pyetja 500 mijë euro për Irena Gjokën”, Berisha: Kam

Kreu demokrat Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, ku u paraqit pas një padie të Irena Gjokës, gjykatëses së GJKKO-së, tha se ka informacione të shumta, por nuk ka ndërmend të tregojë burimet.

Ish-Kryeministri tha se nuk e ka fyer dhe as ka shpifur ndaj Gjokës me 5 mbiemra, por i ka drejtuar një pyetje nëse ka pasur një bisedë me Alket Hysnin ku është folur edhe për 500 mijë euro.

“Jemi në kushtet kur SHISH është në shërbim të Ergys Agasit dhe karteleve të drogës. Kush e informoi Troplinin? Unë s’mund të them që është Irena Gjoka, pasi ajo ia dorëzoi Altin Dumanit, ndaj edhe përmes Altin Troplinin si njeriun që i njoftoi”, tha Berisha.

Kreu demokrat tha se nuk ka ndërmend të tregojë burimet e tij, ndërsa tha se qytetarët dixhitalë janë ata që e furnizojnë me informacione. Ai tha se ai që i jep informacione kreut të PD-së tregon se ka besim te ai dhe synon që ato të bëhen publike.

"Informacionet unë i kam të shumëburimshme, por kurrë ndonjëherë burimi nuk do dalë sepse qytetari dixhital është sot burimi i vetëm si institucion për qytetarët shqiptarë.

Në një kohë kur Shërbimi Informativ Kombëtar ka bashkuar aksionet me Ergys Agasin dhe kartelet.

Në një kohë kur Troplini i Skapit njoftoi apo nuk arrestoi Troplinin e Durrësit... dhe e keni vënë re ju, ka një hetim kush e informoi Troplinin e Durrësit për t’u larguar? Asnjë hetim sepse atë e ka pasur në dorë Dumani.

Unë mund të them se e informoi Irena Gjoka, por nuk e them se Irena Gjoka ia ka dorëzuar atij me 30 prill dhe Troplini ka qenë gjer me datën 13 në Durrës. Pasi inauguroi festën e Arkend Ballës, Drazhit dhe të tjerëve, atëherë u tha mirupafshim.
Ka një hetim ky Dumani që mbante në xhep urdhër-arrestet gjersa ai të përfundonte në Dubai apo ku të përfundonte?", tha kreu demokrat.

Berisha iu rikthye akuzave të mëhershme ndaj Gjokës, për të cilën tha se është dëbuar nga Greqia dhe ajo ka falsifikuar formularët në procesin e vetting duke e fshehur dënimin. “Irena Gjoka duhej të shkonte në burg”, tha Berisha.

Në vijim ai tha se Irena Gjoka dhe Altin Dumani janë si tenxherja me kapakun.

" Irena Gjoka, e cila ka në CV-në e saj një seri veprash penale të rënda, një mashtruese ordinere, një gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit, një gjykatëse që duhej të shkonte në burg dhe jo në gjykatë, për shkak se është e dënuar me burg, ndjehet e fyer pse unë i bëj një pyetje publike.

Nuk është kjo çështje se Irena dhe Dumani janë si tenxherja dhe kapaku.

Janë si binjakë siamezë në moral dhe çdo gjë.

Por këtu është problemi i një sistemi të ngritur nga Edi Rama dhe të keqpërdorur në shkallën me ekstreme.

E kuptoni ju edhe njëherë, Irena me 5 mbiemra, me dënime, me dëbime, e mashtrime, delinkuente, konsideron fyerje pyetjen që i unë i bëj.

Me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit, ajo bën kallëzim ndaj meje.

Tani, ky është sistemi", tha Berisha.

 

 

Lini një Përgjigje