
Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00.
“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë… Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha për mediat përpara se të futej brenda ambienteve të SPAK.
Një padi e Irena Gjokës, gjyqtares së GJKKO-së ndaj Argita Malltezit (Berisha) vajzës së ish-Kryeministrit Sali Berisha, do të vendosë para agjentit të BKH-së kreun demokrat, i cili është thirrur me cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me çështjen që po hetohet nga SPAK.
Lini një Përgjigje